“Kosova ndonëse nuk është në NATO, NATO është brenda saj”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një intervistë për televizionin amerikan CNN, ku ka thënë Serbia ka 48 baza rreth Kosovës, 28 ushtarake e 20 të xhandarmërisë së Serbisë.
“Ministri i Mbrojtjes së Rusisë ka një seli brenda Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë”, ka thënë Kurti, duke shtuar se ka rreziqe për tensionim të situatës në Ballkan.
“Serbia ka lidhje të ngushta me Kremlinin, në njërën anë kulturore e historike, e tjetrën ushtarake e ekonomike”, ka shtuar ai.
Kurti ka thënë se nuk beson se do të ketë luftë, pasi Kosova ndonëse nuk është në NATO, NATO është brenda saj. Por, ka thënë se nuk duhet marrë të garantuar.
“Po e forcojmë sistemin tonë të mbrojtje, duke ndarë më tepër buxhet për FSK-në, po forcojmë Policinë tonë, e po ashtu bashkëpunimin me aleatët e NATO-s, veçanërisht me SHBA-në. Mendoj se jemi të sigurt, por nuk do të thotë se nuk duhet shqetësuar”, ka thënë Kurti./21Media

Back to top button