Kosova në BE, parakusht për paqe e stabilitet në Evropë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Maltë, sot është pritur në me nderime shtetërore nga Presidenti i Maltës, George Vella, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj në BE.
Presidentja Osmani e ka cilësuar të nevojshëm pranimin e Kosovës në BE, si një parakusht për paqe e stabilitet në Evropë.
Në këtë takim, siç ka informuar Presidenca, Osmani ka kërkuar që Malta ta mbështesë edhe më tej Kosovën në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.
“Në takim është biseduar po ashtu për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, duke u fokusuar në identifikimin e mundësive e projekteve konkrete të bashkëpunimit bilateral.”, është bërë e ditur në komunikatë./21Media

Back to top button