33 mijë e 666 operacione u realizuan vjet në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës sot ka informuar se në nivel të SHSKUK gjatë vitit 2021 janë realizuar gjithsejt 33, 666 operacione, që përbën rreth 7,000 operacione më pask se në vitin 2019 (në kohën para pandemisë), ndërsa krahasuar me vitin 2020 janë rreth 7,500 operacione më shumë në vitin 2021.
Kosova gjatë vitit 2021është përballur me 2 valët më të ashpra të pandemisë COVID-19; kështu, krahas menaxhimit me sukses të pandemisë COVID-19, ShSKUK ka potencuar se ka arritur që gjatë vitit 2021 të realizojë numër të konsideruesëm të intervenimeve kirurgjikale.
“Poashtu, kryerja e operacioneve të natyrës urgjente, emegjente dhe rastet me sëmundje të rënda (tumorët) nuk është ndërprerë në asnjë fazë të pandemisë.”, ka bërë të ditur ShSKUK./21Media

Back to top button