Kosova në bisedime me SHBA-në për strehimin e afganëve të rrezikuar

Janë bërë gati një muaj, që kur Republika e Kosovës dhe Shtetet Bashkuara të Amerikës janë në komunikim për mundësinë e strehimit të afganëve që kanë punuar me forcat e huaja e kanë frikë nga hakmarrja e militantëve talibanë për shkak të punës së tyre.
Luan Dalipi, shef i stafit të kryeministrit, ka thënë për rtv21.tv se ka shumë punë logjistike e teknike, të sigurisë dhe sociale, që janë duke i trajtuar.
“ShBA-të janë aleati ynë kryesor dhe partneri ynë strategjik. Gjithçka do të përmbyllet mirë”, ka thënë Dalipi.
Agjencia Reuters kishte raportuar se Administrata amerikane ka zhvilluar bisedime të fshehta me Shqipërinë dhe Kosovën për të strehuar përkohësisht afganët që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan, derisa të përfundojë procesi i miratimit të vizave të tyre amerikane./21Media

Back to top button