Pamje me dron, shikoni shkatërrimin që ka lënë pas tërmeti me magnitudë 7.2 në Haiti

 
Këto janë pamjet që vijnë pranë epiqendrës së tërmetit me magnitudë 7.2 në Les Caves, në Haiti.
Zyrtarët thonë se ka mbi 300 njerëz të vdekur deri më tani dhe mijëra janë lënduar e të pastrehë.
Spitalet janë përmbytur pas një tërmetit që shkatërroi qytetet në Haiti.
Autoritetet thanë se të paktën 1,800 janë lënduar ku njerëzit ikën nga shtëpitë e tyre nga frika se mund të shemben, pasi kishat, hotelet dhe ndërtesat e tjera u shndërruan në gërmadha.
Agjencia e mbrojtjes civile e Haitit tha se punonjësit e shpëtimit dhe kalimtarët ishin në gjendje të tërhiqnin shumë njerëz nga rrënojat pas tërmetit.
Ndërkohë, Qendra Kombëtare e Uraganëve ka parashikuar se Stuhia Tropikale Grace do të arrijë në Haiti vonë të hënën në mbrëmje ose herët në mëngjes të martën.
Tërmeti goditi 8 km larg nga qyteti Petit Trou de Nippes, rreth 150 km në perëndim të kryeqytetit Port-au-Prince, në një thellësi prej 10 km, tha Shërbimi Gjeologjik Amerikan.
Kryeministri Ariel Henry tha se ai po dërgonte ndihmë në zonat ku qytetet ishin shkatërruar dhe spitalet ishin të stërmbushur me pacientë të ardhur.
Henry gjithashtu shpalli gjendjen emergjente një mujore për të gjithë vendin dhe tha se nuk do të kërkonte ndihmë ndërkombëtare derisa të dihet shkalla e dëmit.
Ai shtoi se disa qytete u shkatërruan pothuajse plotësisht dhe qeveria kishte njerëz në qytetin bregdetar të Les Cayes për të ndihmuar në planifikimin dhe koordinimin e përgjigjes./TV21
VIDEO

Back to top button