Kosova në raundin e dytë për herë të parë në hendboll

Hendbollistët e Kosovës kanë shënuar sukses madhor të dielën në kualifikimet e Kupës së Botës 2027, duke avancuar në raundin e dytë.
Pas fitores 32:26 të mërkurën mbrëma në Derby ndaj Britanisë së Madhe, Kosova regjistroi tjetër fitore të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Kosova e mposhti Britaninë e Madhe edhe në ndeshjen e dytë me rezultatin 35:30 dhe për herë të parë do të garojë në fazën e dytë kualifikuese për Kampionat Botëror.