Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova nuk e mposht Malin i Zi

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U19 në konkurrencën e femrave ka barazuar pa gola sot kundër Malit të Zi.
Pavarësisht dominimit total të ndeshjes, vashat “Dardane” nuk e gjetën golin e fitores në ndeshjen miqësore kundër futbollisteve malazeze.
Kosova tregoi paraqitje tejet të mirë por që vazhdimisht fati nuk ishte në anën e saj, si dhe nuk u tregua efikase në rastet që i krijoi.
Trajneri, Kushtrim Munishi, u shpreh tejet i kënaqur me paraqitjen e vashave “Dardane”, ndërsa tha se në miqësoren e radhës pret që vajzat të tregohen më efikase me rastet e krijuara.
“Patëm një paraqitje të mirë. Gjatë tërë ndeshjes e mbizotëruam lojën. Krijuam 6-7 raste të pastra për gol, por sulmueset tona nuk e patë qetësinë e duhur para portës. Më gëzon fakti që e mbizotëruam lojën që nga fillimi dhe në asnjë moment nuk rrezikuam të pësonim humbje. Pres që në ndeshjen e ardhshme paraqitja e vashave tona të jetë edhe më e mirë”, tha Munishi.
Kosova u paraqit me këtë përbërje: Alma Demiri, Vanesa Nushi, Gresa Berisha, Dorentina Kryeziu, Kreshnike Ramaj, Melisa Berisha, Rreze Gashi, Erëltë Shabiu, Elma Kadriu, Flondra Behrami. U aktivizuan edhe: Djellza Memeti, Erblina Salihu, Rinesa Alija, Albulena Guri, Esma Bytyqi, Albina Berisha, Aurona Racaj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button