“Kosova nuk është Serbi”, aktivistë çekë protestojnë para ambasadës së Serbisë
Aktivistë çekë gjatë ditës së hënë kanë protestuar para Ambasadës së Serbisë në Pragë. Ata kanë shprehur mbështetje për Kosovën pas tensioneve në veri.
“Kosova nuk është Serbi”, thuhet në njërën prej pankartave, ndërsa“Miqtë e Rusisë nuk janë të mirëpritur këtu” thuhet në tjetrën.
Lajmin e ka bërë të ditur ishte ish-ministrja Meliza Haradinaj- Stublla, e cila ka shpërndarë një fotografi në Facebook.
“Sot disa aktivistë çekë protestuan para Amabsadës së Serbisë në Pragë me mesazhe të qarta në mbështetje të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla./21Media