Kosova nuk po arrin të përmbushë kërkesat e brendshme të energjisë elektrike

Instituti për Studime të Avancuara GAP vlerëson se Kosova nuk po arrin të përmbushë kërkesat e brendshme të energjisë elektrike nga mesdita deri në mbrëmje kur kërkesa për energji është me e lartë.
“Javëve të fundit konsumi mesatar ditor i energjisë elektrike në Kosovë në orë është rreth 560 MWh, ndërsa prodhimi rreth 530 MWh. Kërkesa për energji elektrike në Kosovë është më e lartë nga mesdita deri në mbrëmje, dhe për shkak se TC Kosova B2 është në riparim të planifikuar nga java e dytë e muajit gusht, Kosova nuk po arrin të përmbushë kërkesat e brendshme të energjisë elektrike në këtë periudhë të ditës. “, thuhet në njoftimin e GAP.
Sipas GAP, arsye të reduktimeve në Kosovë janë edhe rritja rekorde e çmimit të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare dhe Shqipëria (KESH) nuk po arrinë ta furnizoj Kosovën nga deponimet e saj atje përgjatë tërë periudhës së nevojitur./21Media
.

Back to top button