Kurti i përgjigjet Hillit: Të tjerët s’ishin të përgatitur për të folur për specifika

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha se në takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq nuk shkoi si polic, por si kryeministër.
Drejtuar ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, Kurti tha se “fatkeqësisht, disa prej të tjerëve nuk ishin të përgatitur për të folur për specifika”.
“Unë kam qenë si kryeministër i Republikës së Kosovës, nuk kam qenë as si polic, as si doganier, as si prokuror, as si gjykatës, e as si shef i kadastrës së Kosovës. Kam shkuar si kryeministër i Republikës së Kosovës sepse pika e parë ka qenë elementet e kornizës së përgjithshme të marrëveshjes për normalizim të plotë të marrëdhënieve”, tha Kurti.
Ndërkaq, Hill ka thënë se Serbia shkoi e përgatitur në Bruksel, por pala tjetër, “nuk ishin të përgatitur që të flasin për specifika”.
“Të them të drejtën, pala serbe veproi mirë. E dinin se për çfarë do të flisnin, çfarë ishte e rëndësishme. Fatkeqësisht, disa prej të tjerëve nuk ishin të përgatitur për të folur për specifika. Mendoj që për të zgjidhur këto çështje përfundimisht duhet të flisni për specifika. Pra, janë disa përpjekje për të cilat duhet të bisedohet dhe besoj që këto përpjekje do të vazhdojnë”, ka thënë Hill./21Media

Back to top button