​Kosova për herë të parë do të jetë nikoqire e Federatës Evropiane të Gazetarëve për takimin vjetor të organizatës

ederata Evropiane e Gazetarëve për herë të parë do të mbajë takimin vjetor të organizatës në Kosovë, në maj 2024.

Vendimi në favor të Kosovës është marrë sot nga Bordi Ekzekutiv i EFJ-së, i cili shënon një moment historik të rëndësishëm për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, pasi që do të jetë bashkë organizatore e këtij takimi.

Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, ka thënë se ky është një lajm jashtëzakonisht i mirë për organizatën që i besohet një organizim i tillë.

“Është një moment i jashtëzakonshëm në historinë e re 20-vjeçare të AGK-së, që t’i besohet një organizim kaq i madh. Ne do të mirëpresim vitin e ardhshëm në Prishtinë qindra gazetarë nga mbarë Evropë, për të diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me sigurinë e gazetarëve në kontinentin tonë, dhe do të jetë mundësi edhe për të treguar mikpritjen e jashtëzakonshme për të cilën njihet shteti jonë”, ka thënë Rexha.

Për këtë takim, ka folur edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, i cili ka thënë se me padurim po presin ta mbajnë takimin në Kosovë.

“Bordi Ekzekutiv i EFJ-së, nuk e ka pasur vendimin e lehtë, pasi që përpara kishte dy kandidatë të jashtëzakonshëm: Shkupin dhe Prishtinën. Kjo e tregon vendosmërinë e kolegëve tanë në Ballkan për të punuar për kushte më të mira të punës dhe siguri më të madhe në një botë jo-stabile. Ne mezi po presim që ta mbajmë për herë të parë Takimin Vjetor të EFJ-së në Kosovë”, ka thënë ai.

Back to top button