Kosova për herë të parë me raport për bashkëpunimin universitet-biznes

Ky raport ka ardhur si rezultat i kontributit në nivel ndërkombëtar të prof. dr. Remzie Shahini-Hoxhajt

Çdo vit ekspert të ndryshëm të hulumtimit publikojnë raportin e bashkëpunimit të universiteteve apo institucioneve të arsimit të lartë me biznese. Pjesë e këtij raporti përkrah 40 vendeve nga bota, sivjet është edhe Kosova. Pra Kosova për herë të parë këtë vit është bërë pjesë e këtij raporti, shkruan rtv21.tv

Ky bashkëpunim mes universiteteve dhe bizneseve në Kosovë, sipas raportit është nën mesataren evropiane, por perceptimi i pedagogëve universitarë ofron shenja pozitive për të ardhmen, megjithatë, faktorët kontekstualë duket se dukshëm pengojnë zhvillimin e këtij bashkëpunimi.

Rezultatet e paraqitura në këtë studim janë pjesë e Monitorimit Global të Angazhimit Universitar.

Profesoresha Rezmije Shahini-Hoxha, përfaqësuese e projektit për Kosovë ishte e ftuar në emisionin “Start Up” të RTV21 ku foli për raportin.

Mes tjerash ajo tha se sivjet ky projekt ishte një lloj pilot projekti, ndërsa për vitet tjera nëse mungon mbështetja e qeverisë, ministrive dhe universitetit, sipas saj kjo do të jetë hera e parë dhe e fundit./21Media

Emisioni i plotë ku u diskutua për hulumtimin në fjalë:

Back to top button