Kosova për herë të parë organizon panair ekskluziv për turizëm

Kosova për herë të parë do ta organizojë Panairin Ndërkombëtar të Turizmit.
Detaje rreth organizmit të këtij panairi në emisionin “Për ditë të mbarë” në RTV21 tregoi kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti.
Ai tha se panairi do të mbahet me 4 dhe 5 maj në Prishtinë , kurse pjesëmarrës do të jenë 120 biznese nga shtatë shtete të ndryshme.
Theksoi se përparësi do t’u jepet promovimit të vlerave të vendit përmes agjencioneve të Kosovës.

Hoti bëri të ditur se ky panair do të jetë tradicional.
/21Media

Back to top button