Kosova përballet sot me Spanjën

 
 
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot do të zhvillojë një prej ndeshjeve më të vështira deri tash. Ajo do të përballet në Sevilla kundër njëherë kampionit të botës dhe dy herë të Evropës, Spanjën.
Ndeshja i takon Grupit B të eliminatoreve evropiane për botërorin “Katari 2022”. Ndeshja Kosovë-Spanjë luhet me fillim nga ora 20:45, në Estadio La Curtaja de Sevilla.
Përfaqësuesja e Kosovës nisi kampanjën kualifikuese me një humbje në shtëpi nga Suedia me rezultat 3-0 dhe presin rezultat pozitiv nga ky udhëtim shumë i vështirë.
Kurse Spanja e mundi 2:1 Gjeorgjinë falë një goli të vonshëm të dielën në udhëtim, pasi kishte barazuar 1:1 me Greqinë në ndeshjen hapëse para një jave.
Ndryshe, ndeshja tjetër e Grupit B është ajo në mes të Greqisë dhe Gjeorgjisë, ndërsa Suedia pushon, pasi janë vetëm pesë ekipe pjesë e grupit./21Media

Back to top button