Miratimi pa vonesë i ligjeve synim i Konjufcës

 
 
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin britanik Nicholas Abott.
Ambasadori e ka uruar Konjufcën për detyrën dhe ka shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit. Ai ka ofruar mbështetje për procesin e reformës zgjedhore, sikurse edhe për punën e Kuvendit të Kosovës bashkë me trupat përcjellëse.
Kurse Konjufca ka falënderuar ambasadorin për ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar në të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar Kosova.
Konjufca e ka njoftuar ambasadorin se synim i tij në krye të këtij institucioni është miratimi pa vonesë i ligjeve, zhvillimi i diplomacisë parlamentare dhe këmbimi i praktikave të mira me Mbretërinë e Bashkuar.
Në këtë takim është biseduar edhe për situatën aktuale politike, përmbylljen e procesit me zgjedhjen e presidentes së vendit dhe menaxhimin e situatës me pandeminë./21Media

Back to top button