Kosova pëson humbje nga Belgjika

 
Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka humbje nga Belgjika me rezultat 33-29. Kjo ishte ndeshja e fundit kualifikuese për në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në vitin e ardhshëm.
Kosova eliminohet, ndërsa Belgjika shpreson në humbjen e Turqisë nga Greqia dhe të kualifikohen në rrethin tjetër.
“I mbyllim me humbje eliminatoret për Botërorin 2023. Në pjesën e dytë kthehemi në lojë, afrohemi në një gol, por na mungon qetësia për të barazuar rezultatin. I kemi luajtur gjashtë ndeshje të forta në një grup të barabartë. Jemi të përkushtuar për të ecur para dhe këto ndeshje do të na ndihmojnë shumë. Faleminderit shikuesve për përkrahjen e jashtëzakonshme. Shihemi në sfidat tjera”, ka shkruar Federata e Hendbollit të Kosovës në Facebook.
Përballja Kosovë-Belgjikë u mbajt në palestrën “Alverberg” në Hasselt të Belgjikës.
Ndeshja u transmetua në RTV21 Plus./21Media

Back to top button