Serbia del me një zgjidhje tjetër ku mund të votojnë serbët e Kosovës

 
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka marrë vendim, sipas të cilit votuesit serbë nga Kosova do të mund të votojnë në vendvotimet në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë dhe Vranjë.
Në gjithsej 45 vendvotime do të shtohen emrat e votuesve nga Kosova, të cilët do të mund të votojnë në referendum për ndryshimin e Kushtetutës në fushën e drejtësisë, raportonNovosti.rs”.
Në Serbi të dielën votohet për ndryshime të Kushtetutës lidhur me gjyqësor.
Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës sot (15 janar) miratuan rezolutën kundër lejimit të organizimit të referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës./21Media

Back to top button