Kosova pëson humbje të thellë nga Polonia
Ka përfunduar ndeshja mes Kombëtares së Polonisë dhe asaj të Kosovës në konkurrencën e femrave, ku nikoqiret kanë shënuar fitore tejet të thellë.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, vashat kosovare nuk arritën t’i bëjnë ballë presionit të Polonisë, ku kjo e fundit shënon fitore me rezultat të thellë 7:0.
Ewa Pajor shkëlqeu gjatë tërë ndeshjes duke shënuar plot katër gola, kurse me nga një gol kontribuuan Pulina Dudek, Klaudia Lefeld dhe Malgorzata Mesjasz.
Me pikët e reja, Polonia zë vendin e tretë në Grupin F me 20 pikë të arkëtuara, krahas Kosovës që zë vendin e pestë në tabelë me vetëm shtatë pikë të tubuara.
Njëkohësisht, kjo ishte ndeshja e fundit për “Dardanet” në kuadër të kualifikimeve drejt Kampionatit Botëror 2023 për femra.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?