Kosova pëson në rrugëtimin e saj miqësor në Skandinavi

Dardanët kanë pësuar në udhëtim ndaj Norvegjisë 0:3 në Oslo.

Miqësorja ndaj ‘vikingëve’ u dominua nga sulmuesi Erling Haaland.

Futbollistët e Franco Foda nuk gjetën zgjidhje para shtatlartit norvegjez.

Sulmuesi i spikatur shënoi tri herë në portën tonë , një herë në pjesën e parë në minutën 15 pas asistimit të Wolfe dhe dy herë në pjesën e dytë, edhe atë brenda pesë minutave, 70 e 75, pas asistimeve të Nua, përkatësisht Donnum.

Norvegjia është treguar rival shumë i fortë për Kosovën.

Njeriu kryesor i ndeshjes ishte sulmuesi i klasit botëror, Erling Haaland i cili ishte i pandalshëm për mbrojtjen e Kosovës duke realizuar të tre golat e vendasve, raporton KosovaPress.

Sulmuesi i Manchester Cityt e hapi serinë e golave pas 15 minutave lojë, dhe me epërsinë minimale të vendasve u mbyll pjesa e parë.

Në 15 minutat e parë të pjesës së dytë, Dardanët treguan lojë më të mirë duke kërkuar golin e barazimit përmes Vedat Muriqit dhe Edon Zhegrovës që krijuan raste të mira për gol, por nuk i konkretizuan ato.

Shpresat e Kosovës për barazim i shuajti pikërisht Haaland, i cili brenda pesë minutave (70’) dhe (75’) shënoi edhe dy gola të tjerë që edhe ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Kjo është humbja e dytë për Kosovën nën urdhrat e trajnerit të ri, Franco Foda, i cili po e përgatitë skuadrën për ndeshjet e Ligës së Kombeve që nisin në muajin shtator të këtij viti.

Back to top button