​Boeing Starliner lansohet për herë të parë në hapësirë

Boeing Starliner u nis për herë të parë të mërkurën, duke transportuar astronautët e NASA-s në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

Nisja u zhvillua sot nga Kepi Canaveral në shtetin amerikan Florida, pasi dy lëshime u anuluan të shtunën dhe në fillim të majit.

Kapsula Starliner bartet nga një raketë Atlas V e prodhuesit të hapësirës ajrore United Launch Alliance, një sipërmarrje e përbashkët midis Boeing Defense, Space and Security dhe Lockheed Martin Space, e formuar në dhjetor 2006.

Astronautët e NASA-s Butch Wilmore dhe Suni Williams janë në bordin e Starliner, i cili dëshmoi vite të tëra pengesash dhe vonesash për shkak të problemeve teknike.

Starliner u konsiderua një dekadë më parë si një konkurrent i anijes kozmike SpaceX Dragon të Elon Musk, i cili ka fluturuar rregullisht me astronautët e NASA-s qe nga viti 2020.

Misioni është i rëndësishëm për Boeing, pasi NASA do të merr në konsideratë anijen kozmike Starliner për operacionet e ardhshme, të tilla si dërgimi i astronautëve dhe ngarkesave në/dhe nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.

“Ky Test i Fluturimit të Ekuipazhit synon të certifikojë anijen për udhëtime rutinë në hapësirë drejt dhe nga SpaceStation,” shkroi NASA në X.

United Launch Alliance tha se Starliner është në rrugë për të arritur në ISS për 25 orë.

“Emrat e Wilmore dhe Williams tani i bashkohen (John) Glenn, (Scott) Carpenter, (Wally) Schirra dhe (Gordon) Cooper si astronautë amerikanë për të nisur në hapësirë mbi raketat Atlas.”

Glenn, Carpenter, Schirra dhe Cooper ishin katër astronautë të Mercury Seven në raketat Atlas gjatë Projektit të NASA-s Mercury – programi i parë i fluturimeve hapësinore njerëzore në SHBA nga 1958-1963.

Back to top button