Kosova pëson rënie në ranglistën e FIFA-s

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka pësuar rënie për një vend në ranglistën e FIFA-s.

Sipas ranglistës së publikuar nga FIFA, nga pozita e 101-të, në të cilën ka qenë, Kosova ka rënë në pozitën e 102-të me 1202.77 pikë.

Të njëjtën rënie e ka pësuar edhe Shqipëria e cila nga vendi i 63-të ka rënë në vendin e 64-të me 1382 pikë, shkruan rtv21.tv.

Kampionia e Botës mbetet Argjentina, ndërsa pas saj renditen Franca dhe Anglia.

Ranglista u publikua të enjten nga FIFA./21Media

Back to top button