Kosova pranon vaksinat, krerët falënderojnë SHBA-në

Kosova sot ka pranuar 515 mijë e 970 doza të vaksinës Pfizer kundër COVID-19, donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ceremoninë e pranimit të vaksinave, ka thënë se SHBA-ja mbetet aleate e Kosovës.
“Sikurse në vitin 1999 SHBA u dëshmua krahë nesh, atëherë na shpëtuan nga lufta, ndërsa tani nga të gjitha variantet e COVID-19. SHBA mbetet aleate e Kosovës”, ka thënë Osmani.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka falënderuar SHBA-të për këtë dhuratë të madhe për Kosovën.
Latifi ka thënë se me këtë dhuratë nga SHBA-të, Kosovës i shtohen edhe mbi 500 mijë doza të tjera për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19.
Ndërsa kryeministri Albin Kurti, ka thënë se donacioni i sotëm e bën të mundshëm imunizimin e qytetarëve dhe për këtë ka shprehur mirënjohjet e tij.
Kurti, në ceremoninë e pranimit të vaksinave, ka bërë thirrje për vaksinim masiv të qytetarëve, duke thënë se edhe masat kundër pandemisë varen drejtpërdrejt nga imunizimi i popullit./21Media

Back to top button