Kosova pret që integrimi rajonal të përmirësoj perspektiven drejt zgjerimit të BE-së

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, “Vjena dialogu për të ardhmen 2020” me moton “Ekonomia takon politikën në botën digjitale’’.

Në këtë forum ku u diskutua kryesisht për nevojën për mobilizim të ri në botën digjitale, sfidat dhe mundësitë për ekonominë e rajonit, Kryeministri Hoti, tha se përkundër pandemisë Covid-19, Kosova ka vazhduar angazhimet konkrete për të realizuar agjendën evropiane, me theks të veçantë në Tregun e Përbashkët Rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Me këtë rast Kryeministrit Hoti, theksoi se beson fuqishëm, se pas zotimeve në Samitin e Sofjes, javën e kaluar, integrimi i tregut është hapi i parë drejtë pajtimit politik të rajonit. “Duke nënvizuar se qëndrueshmëria ekonomike dhe sociale është kyçe për zhvillimin afatgjatë dhe integrimin në BE, të gjithë rajonit”.

Kosova, tha kryeministrit Hoti, është e vendosur për të promovuar marrëdhënie të qëndrueshme ekonomike dhe politike dhe pret qasje konstruktive nga të gjitha palët, sidomos nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Bashkëpunimi multilateral siç është Tregu i Përbashkët Rajonal, promovon dhe përmirëson sigurinë në rajon, qëndrueshmërinë politike dhe bashkëpunimin ekonomik, shtoi ai.

Kryeministri Hoti, në Forumin Ekonomik të Vjenës, theksoi se Kosova pret që integrimi rajonal i Ballkanit Perëndimor të përmirësoj perspektiven drejt zgjerimit të BE-së dhe jo të zëvendësoj atë. Ai nënvizoi se, bashkëpunimi multilateral ekonomik kërkon zotime të përbashkëta për tregun e përbashkët, ide kreative dhe projekte të përbashkëta ekonomike.

Hoti foli edhe për projektet konkrete të bashkëpunimit multilateral me të cilat promovohen katër liritë: shërbimet, kapitali, idetë si dhe liria e dijës dhe e hulumtimit.

Kryeministri Hoti, duke komentuar agjendën për Ballkanin Perëndimor, po ashtu theksoi se Kosova është e përkushtuar që të rris kapacitetet absorbuese, të thelloj bashkëpunimin me këto vende, partnerët ndërkombëtarë dhe Komisionin Evropian, me qëllim që të përfitoj nga projektet për investime./21Media

Back to top button