Mbi 95 mijë qytetarë janë imunizuar me dozën e tretë

Gjatë 24 orëve të fundit 95 mijë e 725 persona janë imunizuar me dozën e tretë.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, ku ka treguar se gjatë 24 orëve me dy doza janë vaksinuar deri më tani 812 mijë e 831 qytetarë, duke e quar në total numrin e të vaksinuarve në 1 miliardë e 806 mijë e 746.
Gjithashtu betejën me COVID-19 e kanë humbur tetë persona, ndërsa janë shënuar edhe 249 raste pozitive me koronavirus.
Ndërkaq, janë shëruar 4 mijë e 397 persona dhe janë bërë 2 mijë e 804 testime./21Media 

Back to top button