“Kosova s’do të tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve në Veri nga kërcënimet e mbështetura nga Beogradi”

"Kosova s'do të tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve në Veri nga kërcënimet e mbështetura nga Beogradi"

Ministrja e Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, sot ka kërkuar që Bashkimi Evropian të mos tolerojë pengimin kriminal kundër parimeve evropiane dhe sundimit të ligjit.
Ajo ka theksuar se Kosova nuk do të tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve të saj në veri nga kërcënimet e ekstremistëve të mbështetur nga Beogradi.
“Shkëmbim i hapur dhe konstruktiv me të dërguarit e BB-së Manuel Sarrazin dhe Anzej Franges . I kërkova BE-së të mos tolerojë pengimin kriminal kundër parimeve evropiane dhe sundimit të ligjit. Kosova nuk do të tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve të saj në veri nga kërcënimet e ekstremistëve të mbështetur nga Beogradi.”, ka shkruar Gërvalla në Twitter./21Media

Back to top button