Vdiq mësuesi e intelektuali Muhamet Fusha, Bulliqi: Emri i tij skalitet si një prej figurave më të respektuara

Vdiq mësuesi e intelektuali Muhamet Fusha, Bulliqi: Emri i tij skalitet si një prej figurave më të respektuara

Ka vdekur në moshën 93 vjeçare mësuesi dhe intelekuali i njohur nga komuna e Podujevës, Muhamet Fusha.
Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka potencuar se Muhamet Fusha ka qenë njëri prej mësimdhënësve të parë në Llap.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësuesit e intelektualit Muhamet Fusha. Me kontributin e tij në sferën e arsimit emri i tij skalitet si një prej figurave më të respektuara në komunën tonë. Ngushëllime të sinqerta familjes Fusha, të afërmve dhe gjithë atyre që patën rastin ta njohin!”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.
Muhamet Fusha për mbi katër dekada ka kontribuuar në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave. Ai ka vdekur më 08 nëntor në Zelandë të Re, ku ka jetuar që nga paslufta./21Media

Back to top button