Kosova sërish në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Filmi “Fran and Verka; or a usual day in an abandoned village” nga regjisori Sovran Nrecaj, do të ketë premierën botërore në edicionin e 29-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë, një ndër ngjarjet më të mëdha të filmit në rajon.

Festivali do të zgjasë nga data 11 deri më 18 gusht, ku në fund fituesit do të marrin trofeun “Zemra e Sarajevës”.

Filmi nga Kosova konkurron në kategorinë “Dokumentari më i mirë i shkurtër” dhe është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK).

Këtë vit, programi i festivalit përfshin 22 premiera botërore. “Pjesëmarrja jonë dëshmon shkëlqimin artistik të vendit dhe urojmë që udhëtimi i filmit të përfundojë me triumf dhe brohoritje ndërkombëtare”, thuhet në shkrimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) në Facebook./21Media

Back to top button