Kosova shkëlqeu në pjesën e parë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore ndërmjet Kosovës dhe Burkina Fasos në “Fadil Vokrri”.
Në këtë pjesë Kosova shkëlqeu me paraqitjen e saj, Fidan Aliti dhe Astrit Selmani shënuan dy gola.
Gjatë gjithë 45 minutave të para, vendasit ishin më të mirë edhe në posedimin e topit, por edhe në rastet e krijuara për shënim.
Në bankë rezervë janë Vedat Muriqi, Valon Berisha e Amir Rrahmani.
Kosova po e zhvillon miqësoren e parë, në krye me trajneri e ri Alain Giresse./21Media

Back to top button