Kosova shtrinë përfaqësimin diplomatik edhe në Oqeanin Paqësor

Diplomacia e Kosovës ka bërë edhe një shtrirje të re të përfaqësimit diplomatik jo-rezident në Oqeanin Paqësor

Pas hapjes së misionit të parë diplomatik në kontinentin afrikan, diplomacia e Kosovës ka bërë edhe një shtrirje të re të përfaqësimit diplomatik jo-rezident në Oqeanin Paqësor, respektivisht në Ishujt Marshall.

Ambasadori rezident i Republikës së Kosovës në Japoni,  Leon Malazogu, i ka dorëzuar letrat kredenciale nga presidenti i Kosovës,  Hashim Thaçi, tek zv-Presidentja e Republikës së Ishujve Marshall, Amenta.

Matthew, (u.d. e Presidentit), duke u bërë Ambasadori i parë jo-rezident i Republikës së Kosovës në Ishujt Marshall.

Gjatë ceremonisë zyrtare të dorëzimit të Letrave Kredenciale, Ambasadori Malazogu fillimisht ka përcjellur tek zv. Presidentja e këtij shteti përkushtimin e Presidentit të  dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe në mes dy vendeve dhe dy popujve.

Më pas, në margjina të takimit, U.D. Presidentja  Matheë dhe ambasadori Malazogu kanë shkëmbyer mesazhe të miqësisë dhe kanë theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh dhe përkrahjes së ndërsjellë në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Në kuadër të vizitës së tij në këtë vend,   Malazogu ka zhvilluar takime të ndara edhe me përfaqësues të lartë shtetëror nga shteti pritës, duke përfshirë ministrin e Punëve të Jashtme të këtij vendi, John M. Silk,  sekretarin e Përhershëm të MPJ-së si dhe me ambasadorët rezident të SHBA-ve dhe Japonisë.

Republika e Ishujve Marshall e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 17 prill 2008, ndërkaq marrëdhëniet diplomatike dypalëshe janë vendosur më 27 tetor 2013.

 

Back to top button