Pheniani shkeli  armëpushimin me dërgimin e një droni përgjues në Jug

Pheniani shkeli  armëpushimin me dërgimin e një droni përgjues në Jug

Koreja e Veriut ka shkelur kushtet e armëpushimit të 1953 duke dërguar një dron përgjues në Jug, akuzoi sot Seuli që kërkoi një hetim nga ana e Kombeve të Bashkuara në lidhje me këtë incident.

Qeveria koreano-jugore njoftoi javën e fundit zbulimin e një droni të pajisur me një kamera që u rrëzua mbi një kodrinë në afërsi të kufirit, nën masa të larta mbrojtëse mes dy Koreve.

Ushtria analizoi përmbajtjen e kartës së memories së kameras dhe përcaktoi se droni kishte përgjuar sistemin e mbrojtjes anti-raketor Thaad ((“Terminal High Altitude Area Defense”).

“Ky veprim i Veriut është një shqetësim i rëndë dhe një shkelje pa arsye e armëpushimit”, deklaroi sot gjatë një konference shtypi zëvendësdrejtori i parë i Shtabit të Përgjithshëm koreano-jugor, Jeon Dong-Jin, duke iu referuar traktatit që i dha fund Luftës së Koreve (1950-1953).