Kosova shuan shpresat për EURO2024

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbjen e parë në grupet për kualifikim në EURO2024, duke u mposhtur nga Bjellorusia me rezultat 2-1.

Bjellorusët shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e dytë, ndërsa Vedat Murqi ngushtoi epërsinë me një gol nga pika e bardhë në minutën e 86-të.

Kosova mbetet me tri pikë në grup nga tri barazimet e mëparshme, ndërkohë që shpresat për kualifikim tutje janë shuar. /21Media

Back to top button