Kosova siguron 500 mijë vaksina anti-COVID
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se Kosova ka siguruar 500, 000 vaksina anti Covid nga “Pfizer”-i.
Zemaj ka thënë se konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave e kanë bërë përfaqësuesit e “Pfizer”-it gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta.
Ai tutje ka njoftuar se vaksina do të sigurohet për të gjitha grupet e popullatës që duhet të mbulohen me vaksinim sipas projeksioneve të IKSHPK-së. Gjitashtu Zema ka theksuar se vaksina kundër COVID-19, do t’u jepet falas qytetarëve./21Media
Kosova siguron 500 000 vaksina anti COVID nga Pfizer.
Në kuadër të angazhimeve konkrete për sigurimin e vaksinave…
Posted by Armend Zemaj on Tuesday, January 5, 2021