Kosova triumfon në Evropianin e FIBA U16
Kosova U16 ka fituar pesë ndeshje në po aq të zhvilluara, duke triumfuar në FIBA European Challenger, që u zhvillua në Prishtinë.
“Dardanët” e rinj ishin të jashtëzakonshëm, duke luftuar në çdo sfidë dhe në çdo minutë dhe për çdo top, e duke luajtur me krenari. Të pesë ndeshjet i fituan bindshëm, derisa në finale triumfuan ndaj Luksemburgut me rezultat 86:43.
Ata mposhtën të gjitha skuadra pjesëmarrëse në këtë turne si Malta, Moldavia, Luksemburgu, Shqipëria dhe Gjibraeltari