Kosova U-21 në grup me Gjermaninë e Portugalinë në kualifikimet e Evropianit

Kombëtarja U-21 e Kosovës i ka mësuar sot emrat e kundërshtarëve të kualifikimeve të Kampionatit Evropian të vitit 2025 për këtë grupmoshë.
Në shortin e hedhur sot në Nyon të Zvicrës, “Dardanët e rinj” përfunduan në Grupin D së bashku me Gjermaninë, Poloninë, Bullgarinë, Izraelin dhe me Estoninë.
Kosova ishte në vazon e pestë derisa kualifikimet do të nisin në muajin mars, njëjtë si të Kombëtares A, ndërsa do të përfundojnë në tetor të vitit 2024, të përcjella më pas me fazën e “play-offit”, para fillimit të Euro 2025.
52 Kombëtare të reja janë ndarë në 9 grupe, ndërsa 15 prej tyre do ta sigurojnë nga një biletë për Evropianin 2025.
Sa i përket Shqipërisë, Kuqezinjtë e rinj kanë përfunduar në Grupin E së bashku me Zvicrën, Rumaninë, Finlandën, Malin e Zi dhe me Armeninë.
 

Back to top button