Krasniqi në Pentagon, falënderon SHBA-në për mbështetjen e Kosovës në fushën e sigurisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka takuar në Pentagon, Drejtorin Kryesor të Departamentit të Mbrojtjes për Evropën dhe Politikat e NATO-s, Andrew L. Winternitz.
Krasniqi, përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar për sfidat e vazhdueshme të sigurisë me të cilat po ballafaqohet bota në përgjithësi dhe Ballkani Perëndimor në veçanti.
”Kërcënimet direkte që vijnë nga ndikimi rus në Ballkan, kërkojnë vëmendje dhe reagim të matur e profesional shtetëror. Z. Winternitz e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumëdimensionale që SHBA i ka dhënë Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe aspiratave tona për anëtarësim në NATO. Kosova është e lumtur dhe krenare që në rrugën e fuqizimit dhe shtetndërtimit ka një aleat si SHBA-të!”, ka shkruar Krasniqi./21Media

Back to top button