Kosova U18 sfidon Shqipërinë, Kosova U20 kundër Britanisë së Madhe
Sot në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë do të zhvillohen katër ndeshjet e ditës së dytë të kampionatit “IHF Trophy 2022” për zonën evropiane, nën organizimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Prej orës 14:00, Kosova U18 do ta sfidojë Shqipërinë, ndërsa në ora 18:00, Kosova U20 do të luajë kundër Britanisë së Madhe.
Në dy ndeshjet tjera do të takohen Bullgaria-Gjeorgjia U18 dhe Bullgaria-Malta U20.
Të gjitha ndeshjet transmetohen në TV 21 Plus./21Media