Ashpërsohen dënimet për dhunuesit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së 100-të të Qeverisë Kurti tha se kanë bërë ndryshme në Ligjin për Kodin penal të Republikës së Kosovës për shkak të shqetësimeve me rritjen e rasteve te dhunës ndaj grave dhe dhunimeve seksuale.
Në një konferencë për media ajo tha se  do ketë ashpërsim të dënimeve ndaj kryerësve të veprave penale të dhunimit, dhe se nuk do të ketë zbutje të dënimeve për personat që kryejnë këto vepra penale.
Haxhiu tha se Gjykata do ua ndalojë të drejtën e kandidimit për çdo pozitë publike 3 deri në 10 vjet personave që shpallen fajtor për dhunim.
“Një çështje tjetër që e kemi adresuar dhe që konsiderojmë që aktualisht është problem i madh është tek rastet e veprave penale të sulmit seksual dhe dhunës në familje kemi paraparë që kufijtë e zbutjes së dënimeve nuk do të zbatohen në asnjë rast për këto vepra penale”, tha ndër tjera Haxhiu.
Haxhiu, në fund shtoi Kosova nuk ka “jetë grash për të humbur prandaj duhet angazhimi maksimal institucional që kryerësit e veprave penale si sulm seksual, dhunë seksuale, dhunë në familje të ndëshkohen”.
Sot Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 100-të./21Media 

Back to top button