Kosova U19 humb nga Uellsi
Kosova ka pësuar humbje edhe nga Uellsi në kualifikimet për në “Euro 2022” në kategorinë e moshave U19.
“Dardanët” u mposhtën me rezultat 3-0. Golat për Uellsin u realizuan nga Hughes në minutën e 16’, Harris 45’ dhe përsëri Hughes në të 57-tën.
Kjo është humbja e tretë për Kosovën pasi paraprakisht është mposhtur edhe nga Norvegjia dhe Gjeorgjia.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?