Kosova U19 pëson humbje nga Estonia

Kombëtarja e Kosovës U19, femrat, sot pësoi humbje nga Estonia, në ndeshjen e parë të Grupit I, kualifikues për Kampionatin Evropian.
Vashat ‘Dardane’, siç informoi Federata e Volejbollit e Kosovës, treguan paraqitje të fortë, teksa arritën që fillimisht ta përmbysin rezultatin në sete, nga 1-0 (25-17) në 2-1 (21-25, 23-25).
Sidoqoftë, në vazhdim, estonezet u rikthyen dhe arritën të fitojnë dy setet e ardhshme (25-19, 15-6) , për t’i siguruar pikët e para të grupit.
Ndeshjen e radhës, Kosova do ta zhvillojë të shtunën, 9 prill, kundër Hungarisë, me fillim nga ora 16:00./21Media

Back to top button