Kosova U19 zhvillon ndeshje si mysafire kundër Norvegjisë U19

Me fillim nga ora 13:00 Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U19 do të zhvillojë ndeshje kundër Norvegjisë, e vlefshme kjo për fazën e grupeve në kuadër të kualifikimeve për Euro 2022 U19.
Kosova dhe Norvegjisa gjenden në Grupin 10, së bashku me kombëtaret e tjera, si ajo e Gjeorgjisë dhe e Uellsit.
“Dardanët” e rinj nuk dinë për fitore në 10 ndeshjet e fundit, ku në këtë ndeshje rikthehen nga humbja kundër Uellsit me rezultat 2:0, kurse në ndeshjen e fundit Norvegjia barazoi pa gola me Kombëtaren e Francës.

Back to top button