Kosova U20, femrat e meshkujt po përgatiten për Kampionatin Evropian në Beach Volley

Ekipet e Kosovës, në të dy konkurrencat, po përgatiten për Kampionatin Evropian të volejbollit në rërë (Beach Volley), për grupmoshën nën 20-vjeç, që do të zhvillohet në Izmir të Turqisë, mes datave 14-17 korrik, 2022.
Ekipi i meshkujve, i përbërë nga dyshja e volejbollistëve Erion Bajrami/Erion Murseli dhe e drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, po qëndron në “Holiday Resort”, derisa stërvitjet po i zhvillon me intensitet të lartë, para nisjes drejt Turqisë më 12 korrik, ku fillimisht do të luajnë në fazën kualifikuese më 13 korrik.
Në anën tjetër, siç informoi Federata e Volejbollit e Kosovës, ekipi i femrave i përbërë nga çifti Yllka Jashari/Melirona Avdullahu dhe e drejtuar nga trajnerja Vildane Jashari, po ashtu po punon fuqishëm në përgatitjet në Ferizaj, para kompeticionit më të rëndësishëm të volejbollit në rërë në Evropë për këtë grupmoshë.
Ekipi i femrave do të marrë pjesë direkt në fazën e grupeve./21Media

Back to top button