Kosova U20 fillon stërvitjet intensive para Kampionatit Ballkanik
Kombëtarja U20 e Kosovës, meshkujt, udhëtoi drejt Gjakovës ku ka filluar përgatitjet intensive para Kampionatit Ballkanik U20, i cili do të zhvillohet në Shqipëri mes datave 6-10 shtator.
Volejbollistët e rinj, të udhëhequr nga stafi teknik me në krye trajnerin Blendi Haxhikadrija, po u nënshtrohen stërvitjeve dy herë në ditë, në mënyrë që të përgatiten për përfaqësim sa më dinjitoz në këtë kompeticion.
“Dardanët” udhëtojnë drejt Shqipërisë më 5 shtator, para ndeshjes së parë që zhvillohet një ditë më vonë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?