Kosova U21 pëson me pesë gola ndaj Anglisë U21

Ka përfunduar ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Anglisë në grupmoshat U21, ku mysafirët kanë arritur të arkëtojnë pikët e plota nga kjo përballje. Pas plot 9o’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova ka pësuar humbje të thellë nga Anglia me rezultat 5:0.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Keane Potter-Lewis, i cili shënon qysh në minutëne 2′ për 1:0, kurse epërsinë në 2:0 për anglezët e thelloi ylli i Evertonit, Anthony Gordon.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, kurse Anglia vazhdoi me paragitje të mirë edhe në pjesën e dytë duke i shënuar edhe dy gola të tjerë përmes Cameron Archer, kurse mbrojtësi Ilir Krasniqi shënon autogol, kështu edhe duke e vulosur fitoren 5:0 të anglezëve.
Me këtë fitore, Anglia ngjitet në kuotën e 25 pikëve, gjashtë sosh më shumë se vendi i dytë Çekia, kurse Kosova zë vendin e katërt në tabelë me gjithsej 11 pikë të arkëtuara.

Back to top button