Kosova vendos masë tregtare ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës
Shala: Masa 10% për produktet duke përjashtuar brendet ndërkombëtare
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e masave në importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Ky propozim erdhi nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.
Kryeministri, Ramush Haradinaj tha se me këtë masë tregtare çdo mall që hynë nga Serbia është i pa konkurrueshëm në tregun kosovar. Ndërsa, zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, vlerësoi se kjo masë tregtare mbron interesat shtetërore./21Media