Kosova zë vendin e shtatë në Kampionatin Botëror të Karatesë

Kombëtarja e Kosovës në sportin e karatesë është renditur në vendin e shtatë në ekiporet e Kampionatit Botëror të Karatesë, që është duke u zhvilluar në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ekipi i karateistëve tanë regjistroi tri fitore, ku në raundin e parë e mposhtën Afrikën e Jugut, në të dytin Kilin, kurse në fazën e çerekfinales pësuan humbje nga Italia.
Kombëtarja e Italisë ia siguroi Kosovës repesazhin pasi që kaloi në finale, kurse në repesazh djemtë tanë e nisën me fitore kundër Brazilit.
Ekipi kosovar e humbi mundësinë që të luftojë për medaljen e bronztë, pasi që në raundin e dytë të repesazhit pësoi humbje nga Kombëtarja e Kazakistanit.
Në të njëjtën kohë, ky është suksesi më i madh i karateistëve kosovar në ekipore, në kuadër të një Kampionati Botëror, kurse në kategorinë e femrave Kosova ishte ndalur qysh në raundin e parë.
Drejtësinë në këtë Botëror e ndanë edhe gjyqtarët tanë kosovarë, Ardian Muhadri dhe Besim Ilazi.

Back to top button