Kosovare Asllani udhëheq Suedinë ndaj Australisë

Lojërat Olimpike ”Tokio 2020” tanimë kanë filluar e në kuadër të tyre është edhe futbolli në kategorinë e femrave, ku sot do të kemi disa përballje tejet interesante.
Momentalisht, po luhet pjesa e parë mes Kilit e Kanadasë ku rezultati është i barabartë 0:0, ndërsa me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohet derbi mes Holandës dhe Brazilit.
Po ashtu, edhe Suedia e Kosovare Asllanit do të takohet sot me Australinë, në kuadër të Grupit G, të cilin e kryeson me tre pikë, aq sa ka edhe Australia në vend të dytë.
Ky është programi i plotë të ndeshjeve të futbollit për femra në kuadër të Lojërave Olimpike;  Kili – Kanada 0:0 (pjesa e parë); 10:00 Kina – Zambia;  10:30 Suedia – Australia; 12:30 Japonia – Britania e Madhe;  13:00 Holanda – Brazili;  13:30 Zelanda e Re – Amerika.

Back to top button