Kosovarët me armë pa leje, konfiskohen afro 700 armë

Vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2022 janë konfiskuar afro 700 armë ilegale në Kosovë.
“Nga data 01.01.2022 deri me datë 30.06.2022 janë konfiskuar 699 armë llojesh të ndryshme”, ka thënë Policia e Ksoovës në një përgjigje për portalin rtv21.tv.
Ministiria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB) në fillim të këtij viti për rtv21.tv kishte thënë se rreth 250 mijë armë ilegale janë në posedim të qytetarëve të Kosovë. Ndërsa gjatë periudhës së legalizimit nga 17 dhjetori 2018 deri 17 shtator 2019 ishin paraqitur afro 2000 kërkesa për legalizim të armëve. MPB për rtv21.tv pati deklaruar se po planifikon që sa më shpejt që është e mundur të shpallen fushatat e legalizimit dhe dorëzimit të armëve.
Lidhur me këtë, portali rtv21.tv ka kontaktuar prapë më Ministrinë e Punëve të Brendshme për të kuptuar se a do të ketë ndonjë periudhë për legalizimin e armëve, mirëpo, të njëjtit ende nuk janë përgjigjur.
Policia e Kosovës ka deklaruar se në vazhdimësi kanë ndërmarr veprime konkrete për parandalim qoftë përmes operacioneve policore për konfiskimin e armëve ilegale apo edhe përmes fushatave të ndryshme për vetëdijesim për të gjitha aktivitetet e kundërligjshme që mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi në rrezikimin e sigurisë së përgjithshme.
“Në aspektin e parandalimit përveç policisë duhet luajtur rolin e tyre edhe akterët tjerë të cilët kanë obligime institucionale dhe shoqërore në funksion të vetëdijesimit apo sensibilizimit të shoqërisë lidhur me pasojat që mund të vijnë nga veprimet e kundërligjshme në përgjithësi”, ka thënë Policia e Kosovës për rtv21.tv.
Gjatë vitit të kaluar (2021) janë konfiskuar hiç më pak se 1 mijë e 280 armë ilegale dhe 42 mijë e 31 lloje të ndryshme të municionti./21Media

Back to top button