Griezmann kompleton transferimin te Atletico Madridi

Antoine Griezmann është lojtar i Altetico Madridit me të drejta të plota duke e përfunduar kështu periudhën e tij një vjeçare të huazimit.
Sulmuesi francez nënshkroi kontratën e tij të re për tre sezone të tjera.
“Atlético Madridi dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Antoine Griezmann, i cili që nga vera e vitit 2021 dhe deri më sot kishte luajtur për klubin tonë si huazim nga Barça. Gjithashtu, sulmuesi francez ka nënshkruar një kontratë që do ta lidhë atë me skuadrën tonë deri më 30 qershor 2026.”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga skuadra spanjolle.
Në 304 ndeshje zyrtare me Atleticon, Griezmann ka dhënë 59 asistime dhe ka shënuar 144 gola, duke u bërë golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e këtij klubi.
Në këtë sezon, sulmuesi francez ka marrë pjesë në të gjitha ndeshjet e skuadrës, gjithsej njëmbëdhjetë-, në të cilat ka shënuar tre gola dhe ka dhënë dy asistime.

Back to top button