Kosovarin e mashtrojnë dy persona, ia marrin 1700 euro

Një burrë në Prishtinë është mashtruar nga dy të persona të cilët ia kanë marrë 1 mijë e 700 euro.
Rasti ka ndodhur më 14 janar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kishin mashtruar viktimën mashkull kosovar. Të dyshuarit, i kishin marrë viktimës një shumë te hollash prej 1700 euro”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media
 

Back to top button