Gjithçka gati për sezonin e dytë të “Pasioneve të Fshehta”

Seriali “Pasionet e Fshehta” po rikthehet pas gati dy dekadash me vazhdimin e historisë që magjepsi shikuesit midis tetorit 2003 dhe korrikut 2004 në transmetimin e tij të parë.
Tashmë është bërë e ditur se seriali do filloj në muajin shkurt. Aktorët e këtij seriali në rrjetet sociale kanë publikuar imazhe të reja që përmes tyre pak nga pak po zbulojnë skena të reja të sezonit të dytë të serialit.

“Pasionet e Fshehta” konsiderohet si një ndër serialet më të suksesshme latine, duke u shfaqur në mbi 120 vende të botës./21Media

Back to top button